- 05 Mar 2021
"Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit në Kosovë Petrit Selimi nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit për renovimin e fasadave të soliterave në lagjen “Ulpiana”.
Synimi i Marrëveshjes është promovimi dhe bashkëpunimi i dy institucioneve në implementimin e projektit për Efiçiencë Elektrike në ndërtesat kolektive si pjesë e projektit për Peisazh të Besueshëm Energjetik (Reliable Energy Landscape Project (“RELP”).
Ky investim do të ndihmojë dukshëm reduktimin e energjisë që duhet shpenzuar për amviseri dhe funksionalizimin e të gjitha instalimeve në këto ndërtesa, dhe me këtë edhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kryeqytet.
Falënderojmë Fondacionin e Milenimumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo) dhe Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation - MCC) për mbështetjen dhe bashkëfinancimin e projektit në vlerë prej € 1,758,085.55."