Përurohet hyrja e 300 në administrimin e hyrjeve banesore kolektive nga Ndërmarrja Publike Banesore

- 06 Mar 2021

Ndërmarrja Publike Banesore NPB po vazhdon me punimet për renovimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e hyrjeve te banesave kolektive në Prishtinë.
Me implementimin e këtij projekti, administrimi i hyrjeve nga NPB është më i sigurtë dhe ka më shumë rregull e pastërti.
Prandaj, në lagjen Bregu i Diellit përuruam hyrjen e 300 e cila është shtuar në administrimin e hyrjeve te banesave kolektive nga Ndërrmarja Publike Banesore në Prishtinë.