- 10 Mar 2021
Po vazhdojnë punimet sipas planit dinamik për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë e para e këtij lloji në Kosovë.
Ndërtimi i kësaj Qendre po mundësohet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës, Agjension TIKA dhe shoqatat “Autizmi” dhe “Down Syndrome Kosova”.
Qendra do të ofrojë infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën Doën e Autizëm, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar, për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.