- 10 Mar 2021
Sot, në hapësirat e Komunës së Prishtinës është mbajtur takimi me Komunën e Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Kamenicë me temën “ Diskutimi rreth projekteve potenciale të përbashkëta ndër komunal”. Në takim janë diskutuar temat të cilat paraqesin shqetësime të përbashkëta dhe kërkojnë zgjidhje me komunat fqinje të ndërlidhur si dhe për projektet e përbashkëta.
Me komunën e Fushë Kosovës janë diskutuar temat të cilat kërkojnë trajtim të përbashkët siç janë hekurudhat, lidhjet me autoudhën, zona ekonomike e përbashkët si dhe ndërtimet e objekteve me karakter të ndryshëm në të dy anët e kufirit të komunal.
Ndërsa me komunën e Lipjani janë diskutuar temat si aeroporti, zonat e mbrojtura, shkarkimi dhe trajtimi i ujërave të zeza dhe menaxhimi i mbeturinave.
Kurse me komunën e Kamenicës janë diskutuar projektet për mbrojtje të mjedisit, sitmëni rrugor, agro turizmi dhe turizmi malor.