- 22 Mar 2021
Java e Gruas (WoW) është një ngjarje vjetore mbarëkombëtare që mbledh në një mjedis ndër-etnik, më shumë se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim të zgjerimit dhe forcimit të kapaciteteve të grave udhëheqëse dhe t'i mbështesë ato për të marrë pozicione më të mëdha drejtuese.
Duke folur për barazinë gjinore, tregova se në komunë nga 16 drejtori, 7 udhëheqen nga gratë. Gjithashtu, edhe votuesi është emacipuar, me ç'rast në Kuvendin Komunal është tejkaluar kuota gjinore prej 30%, e paraparë me ligjet ekzistuese.