- 24 Mar 2021
Kryetari Shpend Ahmeti, nënshkroi sot Memorandum të Bashkëpunimit me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila përfaqëson Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Turqisë, lidhur me realizimin e projektit të restaurimit të Hamamit të Madh në Prishtinë.
Qëllimi i këtij Memorandumi është zhvillimi i bashkëpunimit reciprok dhe përcaktimi i parimeve dhe obligimeve të palëve në kuadër të punëve zbatuese të projektit në fjalë.
Ky projekt, me vlerë totale prej mbi 1 milion eurosh, do të financohet 49.35% nga ana e Komunës së Prishtinës, dhe 50.65% nga ana e TIKA-s.
Punët e Konservim-Restaurimit do të realizohen duke u respektuar Ligji i Trashëgimisë Kulturore dhe aktet tjera ligjore e nënligjore të Republikës së Kosovës në fushën respektive.