- 26 Mar 2021
Sot, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi nga Drejtoresha e Arsimit znj. Shpresa Shala dhe dekani i Fakultetit Filozofik z. Dashmir Bërxulli.
Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës dhe Fakultetit e Filozofik, konkretisht departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me këtë memorandum kanë synim bashkëpunimin në mes institucioneve tona dhe do të jetë në shumë dimensione në veçanti angazhimin e studentëve të Departamentit të Psikologjisë si praktikantë, ofrimit të mundësive për realizimin e projekteve hulumtuese dhe realizimin e programeve intervenuese me bazë në prova shkencore.