- 09 Jun 2021
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme paqësore” dhjetë shkolla të Komunës së Prishtinës janë mbështetur nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Ministria e Arsimit Shkencës dhe Inovacionit (MASHTI) dhe UNICEF me grante për funksionalizimin e “Këndeve të Ndërmjetësimit”.
Nga Komuna e Prishtinës, gjatë dy cikleve të projektit shkollat kanë përfituar grante në vlerë 500 euro duke u pajisur me Smart Tv, projektor, apo mjete të tjera, kurse sot është bërë dhurimi i 24 laptopëve.
Në emër të Komunës së Prishtinës, drejtoresha e arsimit Shpresa Shala falënderoi organizatën KEC për mbështetjen në funksionalizimin e plotë të “Këndeve të Ndërmjetësimit” në këto shkolla duke shpresuar në përkrahjen e vazhdueshme të donatorëve për shkollat e Prishtinës.
Shkollat nga Komuna e Prishtinës që kanë përfituar nga ky projekt janë: SHML "Xhevdet Doda", SHML Ahmet Gashi", SHFMU"Elena Gjika", SHFMU" Gjergj Fishta" SHFMU" Hasan Prishtina", SHFMU "Emin Duraku", SHFMU "Mehmet Gjevori", SHFMU" Shkëndija", SHFMU" Meto Bajraktari", SHFMU " Anton Zako Çajupi.