Mbillen 452 fidane në kampusin universitar

- 16 Jun 2021

Sot, së bashku me nënkryetarin z. Muhedin Nushi dhe drejtoreshën për parqe znj. Fatime Hajdari në kampusin universitar kemi pranuar dhe mbjellë donacionin nga Pro Credit Banka gjithësej 452 fidane dhe në javët në vazhdim pritet të shtohen edhe shporta xhepi e ulëse në po atë park.
Ne falënderojmë Pro Credit Bankën që kanë kontribuar për gjelbërimin e Kryeqytetit!