- 17 Jun 2021
Njoftojmë se përkrahja e bizneseve do të jetë e hapur për sjelljen e dokumentacioneve përcjellëse për evidentimin e të dhënave të biznesit në sistem të furnitorit pranë thesarit MF që të bëhet pagesa sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës me nr. 01-030/01-0088887/20 të dt. 11.06.2020 për miratimin e pakos ekonomike emergjente pika 7. Përkrahja sipas programit të granteve për biznese
Dokumentacioni duhet të jetë në dy kopje dhe duhet të përmbajë,
- Certifikata e regjistrimit e lëshuar nga ARBK (Agjencia e regjistrimit të bizneseve në Kosovë),
- Letërnjoftimi me afat të pa skaduar në dy anë (ose patentë shoferi, ose pasaporta me afat)
- Konfirmimi bankare në harmoni me Numrin Unik Identifikues dhe Emrin e biznesit
Dokumentacionet do të pranohen në sportelin e posaçëm për këtë qëllim në përdhesë te zyra nr. 21 prej dt. 28.06.2021 gjerë më dt. 09.07.2021,
Nga ora 09:00 : 12:00
13:00 : 15:00
Informata shtesë: Pas këtij afati do të përmbyllet programi i përkrahjeve për biznese, dhe nuk do të pranohen më dokumentacionet
Bashkëngjisim listën e bizneseve që kanë mbetë pa u paguar si dhe atyre që shkaku i gabimeve në dokumentacione u janë kthyer pagesat nga bankat.