Aksion për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në qytet

- 26 Jun 2021

Përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në lagje të ndryshme të qytetit prej 28 Qershor deri më 2 Korrik,andaj ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara.

Ju falemnderit për bashkëpunimin!

#bashkë për një Prishtinë të pastër!