Thirrje për aplikim për Tregun Veror

- 28 Jun 2021

Akull n’Verë, është aktiviteti më i ri kulturor që Komuna e Prishtinës organizon për qytetarët e saj. Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, Akull n’Verë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas sukseseve të gjashtë edicioneve më radhë të organizimeve në kuadër të Verë n’Dimër, dhe përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë këtyre aktiviteteve. Akull n’Verë po ashtu ju ofron mundësi bizneseve të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti” kryesisht tek amfiteatri me atmosferë, laramani e këtë herë shumë freski përgjatë sezonës së ngrohtë verore.

Afati për aplikim: 28 qershor – 02 korrik prej orës 08:30 - 15:00 | Komuna e Prishtinës (ndërtesa e vjetër), sporteli nr.9.

 

 Aplikacioni

 

 Kriteret për aplikim