- 28 Jun 2021
Atmosferat si kjo e mbrëmshmja na patën munguar për një kohë.
Një atmosferë e këndshme nën tingujt e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës mblodhi mbrëmë qytetarë, muzikëdashës, të rinj e të moshuar, në sheshin “Zahir Pajaziti” ku mbajtëm koncertin përmbyllës të sezonit 2020/21 të Filharmonisë, nën qiellin e hapur.
Faleminderit Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, artistëve, dhe të gjithë juve që u bashkuat për të dëgjuar kompozimet e dirigjuara nga mjeshtri bullgar Svilen Simeonov dhe debutimin e kitaristes Tringa Sadiku, një talente e jashtëzakonshme.
Interpretimit të Orkestrës së Filharmonisë i parapriu paraqitja mbresëlënëse e Orkestrës Harkore të Fakultetit të Arteve në drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.
Mbrëmje si këto, krijojnë kujtime.
Kujtimë të bukura me Prishtinën.
Ju faleminderit që na nderuat dhe u bashkuat në krijimin e këtyre kujtimeve.
Koncerti u mbajt në vazhën e bashkëpunimit me Filharmoninë e Kosovës, pas memorandumit të nënshkruar me Komunën e Prishtinës, si dhe në bashkërendim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe partnerëve të tjerë.