Mbahet punëtoria për Vizionin, Qëllimet, Objektivat dhe Konceptin e Zhvillimit Hapësinor në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës

- 01 Jul 2021

Me 28-29 Qershor 2021, në hapësirat e hotel Dukagjini në Pejë, është mbajtur punëtoria për Vizionin, Qëllimet, Objektivat dhe Konceptin e Zhvillimit Hapësinor në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës. Synimi i këtij takimi ishte njohja dhe diskutimi mbi sfidat, mundësitë dhe potencialet e mundshme për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Në përmbyllje të kësaj punëtorie, për kontributin e dhënë u ndanë dhe mirënjohje për Asociacionin e Arkitekteve të Kosovës, KOST, Odën Amerikane të Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.