- 02 Jul 2021
Me rastin e përfundimit të vitit shkollor Drejtoresha e Arsimit Znj. Shpresa Shala e vizitoj sot shkollën fillore “Dardania”, me ç‘rast ju uroi shumë suksese nxënësve dhe i përgëzoj mësimdhënësit për punën e palodhshme përgjatë kësaj periudhe të vështirë shkaku i pandemisë.
Drejtoria e Arsimit ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur që të siguroj mbarëvajtjen e procesit mësimor, së bashku me të gjithë partnerët lokal dhe ndërkombëtarë, të cilëve u jemi mirënjohës për mbështetjen.
Gjatë vizitës së saj, Drejtoresha shpërndau edhe disa mirënjohje për nxënësit e klasave të pesta për përfundimin e një viti të suksesshëm shkollor.
Të gjithë nxënësve ju dëshirojmë pushime të këndshme dhe suksese në vitet e ardhshme!