Nga nesër fillon furnizimi me Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

- 06 Jul 2021

Të dashur qytetarë,
 
Jemi të lumtur të ju njoftojmë se prej nesër duke filluar nga ora 11:00, do të keni mundësi të furnizoheni me Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
 
Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm.
 
Prishtina është ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj.