- 07 Jul 2021
Duke u mbështetur në nevojat dhe kërkesat e identifikuara nga tereni si dhe në rritjen e cilësisë së shërbimit në grumbullimin e mbeturinave, sot Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me GIZ dhe KRM Pastrimi kanë përpiluar planin e ri të operimit ku është bërë dizajnimi dhe ndarja e qytetit në zona të operimit për shërbimin derë më derë si dhe në zona ku ofrohet shërbimi me kontejnerë publikë.
Plani i ri i operimit fillon të zbatohet nga 12 Korriku 2021, sipas zonave dhe ditëve të përshkruara si mëposhtë:
· Zona e parë, me operim në ditën e Hënë
· Zona e dytë, me operim në ditën e Martë
· Zona e tretë, me operim në ditën e Mërkurë
· Zona e katërt, me operim në ditën e Enjte
· Zona e pestë, me operim në ditën e Premte
Zonat me kontejnerë - me operim çdo ditë, deri 5 herë në ditë.
Këtë javë kemi filluar shpërndarjen e informatave tek qytetarët ku ofrohen hollësitë mbi orarin në lagjet që do pësojnë ndryshim me planin e ri.
Orari i tërësishëm do publikohet ditëve në vijim dhe i do i shërbejë për qytetarët si mjet monitorimi për punët nga KRM Pastrimi.
Ky plan operativ është vazhdimësi e hapave të shumtë që janë ndërmarrë drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimit në grumbullimin e mbeturinave.