Filloj furnizimi me Insulinë për qytetarët e Prishtinës

- 07 Jul 2021

Ashtu siç kemi njoftuar, që nga sot ka filluar furnizimi me Insulinë për banorët e Prishtinës. Komuna ka siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve për pesë muajt e ardhshëm. Furnizimi mund të bëhet çdo ditë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Lusim qytetarët për bashkëpunim përgjatë pritjeve për furnizim, meqë ka sasi të mjaftueshme për të gjithë.
Ju faleminderit!