- 07 Jul 2021
Në vazhdën e aktiviteteve për hartimin dhe kompletimin e Planit Zhvillimor Komunal, Komuna e Prishtinës organizon debat publik rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Planit Zhvillimor Komunal.
Lidhur me këtë ftohën të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e këtyre takimeve, për të shprehur mendimet, sugjerimet apo kërkesat e tyre.
Takimi 1: ZONA URBANE
Tema: Korniza e Zhvillimit Hapësinor – Plani Zhvillimor Komunal
Dt. 14.07.2021 Ora: 10:00 – 12:00
Takimi 2: ZONAT RURALE
Tema: Korniza e Zhvillimit Hapësinor – Plani Zhvillimor Komunal
Dt. 14.07.2021 Ora: 13:00 – 15:00
Takimet do të mbahen në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, Kati Përdhesë, salla e Kuvendit.