- 05 Aug 2021
Sot nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Selim Pacolli, priti në takim një delegacion të Kompanisë së Ujësjellësit nga Bursa e Turqisë. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e K.R.U “Prishtina” dhe ndër të tjerash u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy kompanive me qëllim të shkëmbimit të përvojave përmes organizimit të trajnimeve të përbashkëta.