- 07 Aug 2021
Rregullimi i hapësirave publike në kryeqytet po vazhdon, dhe dje kemi inauguruar edhe rregullimet e fundit tek nënkalimi te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.
Aty, në kuadër të projektit për rregullimin e hapësirave publike, Drejtoria për Shërbime Publike ka intervenuar duke bërë ngjyrosjen e mureve, instalimin e ndriçimit, rregullimin e kanalizimit atmosferik si dhe vendosjen e kamerave të sigurisë, të cilat janë funksionale 24 orë gjatë shtatë ditëve të javës dhe në monitorim të vazhdueshëm.
Duhet të theksohet se për shkak të dëmtimeve nga persona të ndryshëm, ngjyrosja është dashur të përsëritet disa herë. Pjesët e intervenuar do të kenë mirëmbajtje të rregullt dhe pastrim.
I bëjmë thirrje qytetarëve që të kujdesen ndaj hapësirave të përbashkëta publike, dhe njoftojmë se dëmtuesit potencial do të identifikohen nga kamerat monitoruese dhe ndëshkohen sipas ligjit.