- 12 Aug 2021
Sot, Drejtoria për Sport, në vazhdën e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për zhvillimin e sektorit të sportit, ka pranuar një donacion nga Ambasada Hungareze, më konkretisht një tabelë për lojën e Teqball.
Drejtori për Sport në Prishtinë, z. Fitim Rexha mori pjesë në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni së bashku me ambasadorin e Hungarisë, shkëlqesinë e tij z. Bencze József. Para ceremonisë u mbajt edhe një takim në të cilin të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm për Sport në Ministrinë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, z. Iglói-Nagy István, Drejtori i Federatës së Teqball në Hungari, zëvendësministrja për Rini, Kulturë dhe Sport në Kosovë, znj. Daulina Osmani, përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës si dhe sportistë të shumtë nga klubet e ndryshme të Prishtinës.
Në takimin e përbashkët u diskutua ndër të tjerash për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e trajnimeve dhe fusha të tjera më rëndësi për sport.