Konkurs për ndarjen e bursave për shpresat e sportit të Komunës së Prishtinës

- 16 Aug 2021

K O N K U R S

 

PËR NDARJEN  E BURSAVE PËR SHPRESAT E SPORTIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS

 

I. Komuna e Prishtinës ndanë bursa për shpresat e sportit të Komunës së Prishtinës, për vitin 2021, me vlerë 1000 Euro, , në bazë të kritereve të përcaktuara me këtë konkurs si;

 

II. KRITERET E PËRGJITHSHME:

 

  1. Të jetë i regjistruar si sportist në një klub të pranuar nga federata përkatëse;
  2. Të mos jetë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër ose të jenë të punësuar;
  3. Të jetë banor i Komunës së Prishtinës;
  4. Të jetë sportist me moshë 15-21 vjeç.

 

III. KRITERET E VEÇANTA:

 

  1. Fitues nga Kampionatet/Garat Botërore të sporteve përkatëse, vlerësohet me 60 pikë;
  2. Fitues nga Kampionatet/ Garat Evropiane të sporteve përkatëse, vlerësohet me 50 pikë;
  3. Fitues nga Kampionatet/Garat Ballkanike të sporteve përkatëse, vlerësohet me 30 pikë;
  4. Fitues nga Kampionatet/Garat Vendore të sporteve përkatëse, vlerësohet me 20 pikë;
  5. Përfaqësues i Kosovës për grupmosha të caktuara, vlerësohet me 20 pikë;
  6. Nxënësit/Studentët në asistencë sociale  vlerësohen me 10 pikë.
  7. Pjesëmarrës në gara ndërkombëtare, vlerësohet me 5 pikë;
  8. Sipas kategorizimit të sporteve, vlerësohet me 10 pikë nga kategoria A, me 8 pikë nga kategoria B, me 6 pikë nga kategoria C dhe me nga 4 pikë nga kategoria D;
  9. Nota mesatare e mësimeve/studimeve,  vlerësohet me 5-10 pikë (Nota 2/6, gjashtë pikë, nota 3/7, shtatë pikë, nota 4/8, tetë pikë, nota 5/9, nëntë pikë, studentet vlerësohen me 10 (dhjetë) pikë ;

 

Në kushtet dhe kriteret e njëjta të cekura në piken III, do të kenë përparësi nxënësit/studentët e familjeve të dëshmorëve, të viktimave civile të luftës, të veteranëve, të invalidëve të luftës, që nuk e kanë prindin në jetë dhe studentët që udhëtojnë nga fshati me larg se 15 km (Kritere të cilat duhen të dëshmohen).

 

IV. DOKUMENTET E DOMOSDOSHME PËR APLIKIM: 

1.  Aplikacioni sipas formës së Komunës;

       2.  Kopja e ID-së, së sportistit;
3.  Certifikata e notave;

4. Deklarimi i nënshkruar se nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër  nga institucionet relevante;

5.  Certifikata/Ekstrakti i lindjes;

6.  Dëshmi për arritjet në fushën përkatëse të sportit;

7.  Kopja e letërnjoftimit/pasaportës;

8. Vërtetimi nga administrata tatimore  që nuk jeni në marrëdhënie pune (për personat mbi moshën 18 vjeçare);


Vërejtje: Dokumentet e pakompletuara sipas kritereve të lartcekura,  dhe ato të dorëzuara pas afatit zyrtar  nuk do të shqyrtohen.

 

Kandidatëve të cilëve iu ndahet bursa për kushtet e shfrytëzimit do të nënshkruajnë kontratë të veçantë, ku do të precizohen kushtet, obligimet dhe detyrat e dyanshme.

 

Konkursi  mbetet i hapur 15 ditë pune nga dita e shpalljes. Aplikacioni merret dhe i plotësuar dorëzohen në sportelet e katit përdhes të Komunës të Pishinës (ndërtesa e vjetër), çdo ditë pune prej orës 10:00 deri 15:00

 

  K O N K U R S

 

 V E N D I M I