Përmbyllet aktiviteti Akull n'Verë!

- 16 Aug 2021

Për tridhjetë ditë arritëm që bashkërisht t'ia kthejmë sado pak shpirtin Prishtinës.
Me plot ngjyra, përformanca artistike të përnatshme, freski në hapësirën tonë të përbashkët në kryeqytet, e mbi të gjitha me dashninë për njëri - tjetrin.
Si Komunë jemi të lumtur që ky aktivitet u përmbyllë me sukses dhe që këtë verë, sado pak, arritëm ta kremtojmë bashkë me bashkëatdhetarët tanë, duke lënë pas një vit të vështirë.
Jemi të lumtur po ashtu që arritëm të përkrahim biznese të vogla gastronome përgjatë procesit të tyre të rimëkëmbjes nga pandemia, si dhe shumë artistë lokal që ju dha mundësia e përformimit përmes subvencioneve nga Drejtoria e Kulturës.
Shpresojmë se Akull n'Verë do të mbetet një aktivitet tradicional në Prishtinën tonë të bukur, që freskia e buzëqeshjet të mos mungojnë as verave të tjera.
Ndërkaq, falënderojmë të gjithë stafin e Komunës, Kabinetit dhe Drejtorisë së Kulturës që e bënë të mundur këtë aktivitet një mujor.
Po ashtu falënderojmë Policinë e Kosovës për punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në garantimin e sigurisë dhe rendit përgjatë këtij muaji sa ishim bashkë. Artistët që përformuan për të na ofruar një atmosferë që krijuan kujtimet tona.
Por mbi të gjitha, juve qytetarëve, bashkëatdhetarëve, që përherë i jepni hijëshi kryeqytetit.
Prishtina, na bashkon të gjithëve.