Ftesë për Debat Publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për kompleksin me ndërtesa afariste me karakter të përkohshëm

- 03 Sep 2021

Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë DEBAT PUBLIK për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për kompleksin me ndërtesa afariste me karakter të përkohshëm.

Njoftohet publiku i interesuar se me datën 23.09.2021 në ora 10:30 në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës, do të mbahet Debati Publik i lartëpërmendur.

Debati do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM:
https://us04web.zoom.us/j/4549344495?pwd=NjkzeHFBUzJGZEc4dXUzeGx2NXVtZz09

Raportin mund ta gjeni në linkun: https://mmphi.rks.gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet

Pjesëmarrja e secilit prej jush na ndihmon në implementimin e projektit. “