- 27 Sep 2021
Sot kemi filluar vitin e ri shkollor në Prishtinë sipas planifikimeve dhe duke u bazuar në Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor për vitin shkollor 2021 – 2022 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Jemi angazhuar si Komunë përmes Drejtorisë së Arsimit në mënyrë që të respektohen në përpikëri masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKPSHK.
Edhe njëherë, nxënësit dhe mësimdhënësit janë të obliguar të mbajnë maskën dhe distancën dhe të gjitha masat tjera për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala, sot ka vizituar shkollat si “Pavarësia”, “7 Marsi”, Gjimnazin “Xhevdet Doda, si dhe institucionet parashkollore si “Buzëqeshja” dhe “Lulavera”, për të parë nga afër respektimin e masave mbrojtëse dhe për të uruar fëmijët në vitin e ri shkollor. Ne do të monitorojmë në vazhdimësi procesin mësimor dhe respektimin e masave, dhe bëjmë thirrje që ato të respektohen në mënyrë që shkollat të mbesin, ashtu siç duhet, të hapura për fëmijët tanë.
Ju rikujtojmë se mbi 90% e punonjësve të arsimit në Prishtinë tashmë janë vaksinuar.