Po rihapim qendrat për të moshuarit

- 27 Oct 2021

Duke filluar nga sot rihapen Qendrat Kulturore dhe Sociale për të Moshuarit në Komunën tonë, me të gjitha shërbimet që ofrojnë.
Orari i punës mbetet i njëjti, duke filluar nga ora 08:00 - 16:00, në tri lokacione të ndryshme: Tophane Aktash, dhe Pejton.
Për hir të kujdesit sa më të madh ndaj shëndetit kolektiv, për t’u qasur në shërbimet e këtyre qendrave kërkohet dëshmia e vaksinimit, rrjedhimisht respektimi i masave aktuale administrative për mbrojtjen nga Covid-19.
Të moshuarve ju urojmë mirëseardhje dhe shijim të çajit dhe aktiviteteve që ofrohen në këto qendra.
Na keni munguar!