Njoftim rreth vaksinimit kundër gripit sezonal

- 27 Oct 2021

Nesër me datë 28 tetor 2021, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.

Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët e Prishtinës nga ora 08:00 deri në ora 19:00 në sallën 1 Tetori.

Grupet me prioritet për vaksinim janë:
- Punëtorë shëndetësor;
- Personat mbi moshën 65 vjeç;
- Personat me sëmundje kronike;
- Shtatzënat;
- Fëmijët me imunitet të dobësuar.

Ju lusim të paraqiteni për vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj!