Vendoset Defibrilatori i parë në Ndërmarrje Publike

- 28 Oct 2021

NPL “Stacioni i Autobusave” është NP e parë në Kosovë e cila e ka të instaluar këtë paisje emergjente me qellim të përkujdesit shëndetësor ndaj udhëtarëve të vet.

Instrument që përdor rrymën elektrike dhe përdoret për të goditur zemrën duke shkarkuar rrymë në gjoks për rikthimin e ritmit të zemrës, si dhe gjatë arresteve kardiake.
Statistikisht në Evropë ka rreth 700.000 raste të arrestit kardiak. Vetëm 5-10 % i mbijetojnë transferimit deri në spital. Reanimacioni i hershëm dhe defibrilimi i shpejtë (në kuadër të 1 - 2 minuta) mund të rezultojë me mbi 60 % mbijetesë.
Defibrilatori i instaluar do të mundëson:
- Ofrimi i ndihmës së menjëhershme të qytetarit në rast të ndonjë arresti kardiak, deri sa të vjen ndihma mjekësore urgjente.
- Zbatim në mënyrë të hershme të masave bazë për reanimim (BLS) ose "blerja e kohë".