- 03 Nov 2021
Sot, kemi bërë edhe një hap para për kujdesin ndaj shëndetit mendor dhe kthimit të vëmendjes drejt shërbimeve publike për këtë qëllim.
Së bashku me Linjën e Jetës nënshkruam një marrëveshje që do të sjellë shërbime më afër qytetarëve, pa pagesë!
Në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, drejtori i qendrës, z. Vebi Mujku nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), të përfaqësuar nga Bind Skeja, me qëllimin të parandalimit të vetëvrasjes, përmirësimit të mirëqenies mendore dhe zhvillimin e edukimit të shëndetit mendor në Kosovë.
Të gjithë qytetarët e interesuar për këtë shërbim, mund të marrin shërbimin nga shtëpia, vendi i punës apo kudo që ndodhen përmes numrit të telefonit 0800 12345, i cili është pa pagesë dhe funksionon nga ora 14:00 – 02:00.
QPS Prishtinë mbetet e përkushtuar të bashkëpunoj me gjithë akterët të cilët ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për qytetarët e saj në gjendje të nevojës sociale.
Mos hezitoni dhe kontaktoni Linjën e Jetës:
0800 12345