Betohet Përparim Rama si Kryetar i Komunës së Prishtinës

- 07 Dec 2021

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Pranimi i detyrës dhe betimi për të parin e Prishtinës ishte ditë e veçantë për Kryetarin e ri dhe për të gjithë banorët e Prishtinës.
Zëri juaj, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës, por zotim i tij dhe i ekipit të tij.

Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Përparimi dha betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga qytetarët e Prishtinës, me zotimin për punë dhe përgjegjësi.

Na priftë e mbara!