- 09 Dec 2021
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe Nënkryetari Alban Zogaj u takuan me përfaqësuesit e Bankës Europiane për Investime (EIB) dhe Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.
Në takim u diskutuan projektet në vazhdimësi që këto dy banka janë duke i zhvilluar, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, si dhe për gatishmërinë për të mbështetur projektet e vizionit tonë për të ardhmen.
Kryetari Rama ju premtoj që ai dhe ekipi i tij do të bashkëpunojnë me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të lartë me të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare.