- 11 Dec 2021
Ambasadori Abbott fillimisht uroi për postin Kryetarin e ri të Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës u dakorduan për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, sepse përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë të huaj të vendosur në kryeqytet.
Në fund të takimit Kryetari Rama falënderoi Ambasadorin Abbott dhe gjithë Ambasadën e shtetit britanik në Kosovë për rolin, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që japin.
Nga ana e tij, ambasadori Abbott shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës Britanike dhe Komunës së Prishtinës.