Kryetari Rama i ftuar special në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Air quality program” të organizuar nga MCC

- 15 Dec 2021

Kryetari Rama ishte i ftuar special në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Air quality program” të organizuar nga Millenium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC) të cilët po bëjnë një punë fantastike në vendin tonë në kuadër të projekteve për pastrimin e ajrit.

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të mbetet problem serioz, megjithatë Komuna e Prishtinës do të vazhdojë bashkëpunimin me MCC në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet dhe për t’i ulur përgjithësisht të gjitha nivelet e ndotjes së mjedisit, iniciativa këto që lidhen drejtpërdrejtë me projektet tona për një Prishtinë më të pastër.