- 15 Dec 2021
Kryetari Rama pati një takim urgjent me Ndërmarrjen Publike Lokale “Termokos” lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës.
Në takim u morrë vendimi i përbashkët në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Publike Lokale "Termokos" që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit.
Ne si Komunë do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante dhe me qytetarët deri në rregullimin e problemit.