- 16 Dec 2021
Në vazhdën e takimeve të djeshme, Kryetari Rama pati takime me përfaqësues të “Fondit financiar ndërkombëtar” (IFC), Millenium Foundation Kosovo (MFK) si dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), ku u diskutua dhe u morrë vendimi për vazhdimin e projekteve të përbashkëta e shumë të rëndësishme.
Përgjatë takimeve, ndër të tjera u diskutua edhe për projektin e ndërtimit të 3 shkollave, projekt i cili për momentin është në rishqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Angazhimi ynë maksimal do të jetë që lënda të zhbllokohet dhe të vazhdohet me ndërtimin e tyre.
Me drejtorin regjional të IFC Ary Naïm, gjithashtu u diskutua edhe për financimin e projekteve shtesë të cilat janë në programin qeverisës të Kryetarit Rama.
Takim i rëndësishëm ishte edhe ai me përfaqësuesit e MCC, znj. Sarah Olmstead dhe z. Petrit Selimin, ku u diskutua për 3 projekte që veçse janë në implementim, si “Renovimi i soliterëve të Ulpianës”, “Projekti i matësve të energjisë së shpenzimeve” në bashkëpunim me NP “Termokos” dhe “Matësit e cilësisë së ajrit në Prishtinë”.
Ne si Komunë jemi të gatshëm për përkrahje dhe bashkëpunim të ngushtë për realizimin e këtyre projekteve vitale për Prishtinën.