Kryetari Rama pret në takim Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin

- 17 Dec 2021

Kryetari Rama pati kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin u diskutua gjendja aktuale sa i përket Pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik.

Kryetari Rama u pajtua me Ministrin Latifi që të ndërmirren veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimarrje.

Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre.