Kryetari Rama përkrahë angazhimin e organizatave për avancimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare

- 20 Dec 2021

E përgëzojmë Fondacionin “Jahjaga” për angazhimet e vazhdueshme për ta avancuar rolin e gruas në shoqërinë tonë, e sidomos për iniciativen e fundit të projektit “Shkolla e Nënave” në bashkëpunim me OJQ-në “Women without borders”.

Si Komunë e Prishtinës, e vlerësojmë rëndësinë e këtyre programeve që kanë për qëllim shtimin e vetëbesimit të nënave, dhe përforcimin e rolit të tyre në komunitet, i cili ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vetëbesimit të fëmijëve të tyre.