- 21 Dec 2021
Kemi trashëguar një problem kompleks në rr. Muharrem Fejza, i cili kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme.
Ndërkohë që Kryetari Rama bashkë me ekipin e tij janë duke u marr intensivisht me këtë çështje. Rama ka vendosur të merren masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit.
Mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë.