- 28 Dec 2021
Kryetari Rama takohet me zv. Komandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, z. Sylejman Halili, ku diskutuan për prioritetet për lirimin e hapësirave publike që kanë për synim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Prishtinës.
Me theks të veçantë biseduan për rregullimin e trafikut, lirimin e trotuareve si dhe ndihmën e Policisë së Kosovës në lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut, sidomos në këto ditë kur semaforët shpesh herë nuk punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Përmirësimi i sigurisë së qytetarëve në trafik, sidomos gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, për ne është prioritet.