- 29 Dec 2021
Kryetari i Komunës, Përparim Rama, zhvilloi sot një takim shumë përmbajtësor me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrullah Çeku, me të cilin diskutuan për një varg çështjesh që janë prioritet në programin e qeverisjes komunale.
Kryetari Rama, i kërkoi bashkëpunim ministrit Çeku për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, siç janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor.
Nga ana e tij, ministri Çeku shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona.
Ndër të tjera, u bisedua për përgatitjet tona të përbashkëta për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta, që vitin tjetër vjen në Prishtinë.