- 11 Jan 2022
Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit e komunës së Prishtinës se fatura e tatimit në pronë për vitin 2022 ende nuk është llogaritur.
Sipas njoftimit që na është dërguar, më 05.01.2022, nga përgjegjësit e Departamentit të Tatimit në Pronë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, na është sqaruar se faturat për vitin 2022 janë në proces të përgatitjes për llogaritjen e tatimit në pronë për vitin 2022.
Gjatë kësaj kohe fatura shfaqet me borxh të vitit 2021, andaj shpresojmë që Departamenti i Tatimit në Pronë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si përgjegjës për këtë çështje, të bëjë të mundur sa më parë llogaritjen e faturës së tatimit në pronë për vitin 2022.