- 12 Jan 2022
Kryetari Rama bashkë me ekipin e tij, zhvilluan takim përmbajtësor në Zoom me drejtoreshën e Manifestës, zonjën Hedwig Fijen dhe stafin e saj.
Është në interesin tonë të përbashkët që të përgatitemi sa më mirë për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta këtë vit, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës.