NJOFTIM PËR ZGJEDHJEN E SPORTISTIT TË VITIT 2021

- 19 Jan 2022

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës - Drejtoria për Rini & Sport edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2021, andaj ju keni mundësinë të dërgoni propozimet për:

• Sportistin;
• Klubin;
• Trajnerin;
• Gjyqtarin;
• Shpresat dhe
• Shpresat e Sportit nga Shkollat e Komunës së Prishtinës.


Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet:
• Çmimi – Post Mortum;
• Çmimi special – Për kontribut jetësor;
• Veterani i Vitit;
• Punëtori Sportiv i Vitit.


Aplikimet për zgjedhjen e sportistëve më të mirë mund të bëhen individualisht dhe përmes klubeve sportive në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), ose në email adresën sportrini.pr@rks-gov.net nga data 19 Janar, deri më 28 Janar 2022.


Me rastin e aplikimit duhet të dëshmohen të arriturat e individit/klubit gjatë vitit 2021.


Gjatë propozimit për laureatët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2021.


Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të bëhet në përputhje me rrethanat e krijuara nga pandemia.