- 24 Jan 2022
Bienalja Nomade Evropiane “Manifesta 2022” e cila këtë vit do të vijë në Prishtinë, do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës kulturore e arkitektonike të kryeqytetit tonë.
Takimi i sotëm me përfaqësuesit e Manifestës, në krye me Drejtoreshën znj. Hedwig Fijen u fokusua në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta lidhur me hapësirat publike për ekspozim dhe intervenim, për programin “Manifesta 2022” si dhe për harmonizimin e projekteve të Manifestës me planet afatgjata të Komunës së Prishtinës.