- 31 Jan 2022
Kryetari Rama, u takua me kryetarin e organizatës BONEVET, z. Vllaznim Xhiha. Në takim u diskutua rreth mundësive për organizimin e projekteve të përbashkëta për arsim të avancuar dhe modern në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Komuna do të jetë e gatshme të asistojë organizatën BONEVET në realizimin e projekteve që do të përkrahin zhvillimin e aftësive dhe njohurive të fëmijëve të Prishtinës në fusha të ndryshme.