- 02 Feb 2022
Kryetari Rama u takua me përfaqësuesit e tregut me shumicë, shqetësimet dhe kërkesat e të cilëve i dëgjoi me shumë vëmendje.
Ky treg, duke qenë burim i të ardhurave për shumë familje dhe pikë konvergjuese për blerës nga shumë komuna të Kosovës, është me rëndësi të madhe dhe kërkon kujdes të shtuar.
Si fillim, ata u pajtuan për kujdesje dhe menaxhim më të mirë të mbeturinave të tregut dhe për rregullimin e rrugës.