- 03 Feb 2022
Sot, Kryetari Rama bashkë me ekipin e tij, patën diskutim shumë konstruktiv me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Luigi Brusa, për dy projektet me rëndësi të madhe për zhvillimin kulturor dhe rijetësimin e infrastrukturës së Prishtinës.
Fokusi ishte në vlerësimin e hapave të mëtutjeshëm që do të ndërmerr Komuna për t’i evituar vështirësitë potenciale.
Takime të radhës do të organizohen për të ndërmarrë hapa konkret për realizimin e këtyre projekteve me vlerë kapitale për Prishtinën e Kosovën.