- 06 Feb 2015
Që nga fillimi i reshjeve atmosferike gjatë ditës së sotit, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve të Prishtinës, ka intervenuar në disa raste të ndryshme në Komunën e Prishtinës dhe në Fushë Kosovë.
Prej tyre, tetë raste kanë qenë për largimin e ujit, respektivisht një rast në “Miradi e Ultë”, një rast në “Fushë Kosovë”, një rast në lagjen “Veternik”, një rast lagjen “Mati”, një rast përballë QKUK – së, një rast në Lagjen e Spitalit, dhe dy raste në Hajvali”.
Epiki i zjarrfikësve, është duke vazhduar të intervenojë në këto raste, me qëllim të mënjanimit të pengesave për banorët e këtyre lagjeve
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, në rrugën “UCK” është intervenuar edhe në fikjen e një zjarrëvënie të qëllimshme nëpër kontejnerë. Po ashtu, prapa shkollës “Gjin Gazulli”, është larguar një lis, i cili është rrënuar si pasojë e motit të ligë.
Brigada Profesionale e Zjarrfikësve të Prishtinës, është në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo kohë, në kërkesat e qytetarëve.
Për shkak të numrit të madh të thirrjeve, rastet janë duke u trajtuar sipas urgjencave, ndërsa ekipet ndodhen në terren.