Kryetari Rama vizitoi Shoqatën Ndërkomunale e të Verbërve të Kosovës

- 07 Feb 2022

Para disa ditësh, Kryetari Rama bashkë me ekipin e tij vizituan Shoqatën Ndërkomunale e të Verbërve të Kosovës dhe identifikun vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky komunitet.
Rama, prezantoi planin strategjik për Prishtinën, i cili parasheh inkorporimin e elementeve teknologjike dhe shenjëzimeve në alfabetin Braille me qëllim të qasjes së pavarur në rrugë e në ndërtesa publike për të gjithë.